1 Adami, Sethi, Enoshi,
2 Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,
3 Enoku, Methusalehu, Lameku,
4 Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.
5 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.
6 Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
7 Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
8 Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
9 Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.
10 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
11 Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,
12 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
13 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,
14 Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
15 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
16 Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.
17 Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku.
18 Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi.
19 Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan.
20 Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu,
21 Hadorami, Uzali, Diklahu,
22 Ebali, Abimaeli, Sheba,
23 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit.
24 Semi, Arpakshadi, Shelahu,
25 Eberi, Pelegu, Reu,
26 Serugu, Nahori, Terahu,
27 Abrami, që është Abrahami.
28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli.
29 Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,
30 Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,
31 Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.
32 Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.
33 Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.
34 Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.
35 Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.
36 Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.
37 Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.
38 Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.
39 Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.
40 Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.
41 Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
42 Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.
43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.
44 Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.
45 Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.
46 Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.
47 Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.
48 Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.
49 Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit.
50 Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit.
51 Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,
52 shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon,
53 shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar,
54 shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.